Unë kujdesem për gjërat e mia – Je prends soin de mes affaires
Personazhi kryesor është mësuar t’i hedhë gjërat sa andej andej-këtej. Por një natë, kur ikën dritat, ai i kërkoi më kot lodrat që donte në errësirën e dhomës dhe nuk gjeti asgjë. Atëherë vogëlushi zbuloi se sa e rëndësishme është të kujdesesh për gjërat e tua. Kjo do të thotë që ato duhet t’i sistemosh dhe t’i riparosh vazhdimisht, në mënyrë që të rrojnë sa më gjatë. Siç kujdesemi për dhomën apo për shtëpinë tonë, ashtu duhet të kujdesemi edhe për mjedisin, planetin, për bimët, lulet dhe kafshët, veten dhe të tjerët.
Le petit protagoniste a l’habitude de lancer des choses ici et là. Mais une nuit, quand les lumières se sont éteintes, il a cherché en vain les jouets qu’il voulait dans l’obscurité de la pièce et n’a rien trouvé. Puis le petit a découvert à quel point il est important de prendre soin de ses affaires. Cela signifie qu’ils doivent être entretenus et réparés en permanence, afin qu’ils durent le plus longtemps possible. Comme nous prenons soin de notre chambre ou de notre maison, nous devons également prendre soin de l’environnement, de la planète, des plantes, des fleurs et des animaux, de nous-mêmes et des autres.
Bebushi erdhi në shtëpi – Bébé est rentré à la maison
Lindja e një fëmije mbetet një ngjarje e madhe për çdo familje. Ky libër përshkruan etapat e para dhe përvojat e reja të një vogëlushi ose vogëlusheje përgjatë ardhjes dhe rritjes së bebes në shtëpinë e tij /e saj. Libri synon, gjithashtu, të tregojë se ç’ndodh ndërsa bebja rritet dhe nis të zbulojë botën përreth. Në fund të librit do të gjeni dhe disa vargje argëtuese për të vegjlit, si dhe një udhëzim për të rriturit.
La naissance d’un enfant reste un grand événement pour chaque famille. Ce livre décrit les premières étapes et les nouvelles expériences d’un bébé garçon ou fille lors de l’arrivée et de la croissance du bébé dans son foyer. Le livre vise également à montrer ce qui se passe lorsque le bébé grandit et commence à découvrir le monde qui l’entoure. À la fin du livre, vous trouverez également des vers amusants pour les plus petits, ainsi qu’un guide pour les adultes.
Mos u zemëro! – Ne soit pas en colère
`Nëpërmjet fjalëve të thjeshta dhe ilustrimeve të bukura plot me ngjyra, ky libër synon t’i mësojë fëmijëve të dallojnë sjelljet pozitive dhe negative e të zgjedhin çdo ditë në këtë dyshe sjelljeje, atë që është më paqësorja.
Me ndihmën e këtij libri, ata do të kuptojnë se dhuna nuk është asnjëherë gjë e mirë dhe që me duart, këmbët dhe buzët e tyre, ata mund të bëjnë gjëra shumë here më të mira se sa të gjuajnë me shkelma apo të shajnë. Madje dikush është i aftë edhe të arsyetojë e t’i vërë fre zemërimit e inatit të tij.
Ky libër ndihmon në mënyrë shumë natyrale më të vegjlit se duhet të jenë të aftë që të kërkojnë falje, kur i bëjnë keq dikujt tjetër.
À travers des mots simples et de belles illustrations colorées, ce livre a pour objectif d’apprendre aux enfants à différencier les comportements positifs et négatifs et à choisir chaque jour dans cette dualité de conduite, la plus pacifique.
Avec l’aide de ce livre, ils se rendront compte que la violence n’est jamais une bonne chose et qu’avec leurs mains, leurs pieds et leurs lèvres, ils peuvent faire des choses bien mieux que de donner des coups ou des coups de pied. Tout un chacun est capable de raisonner et de mettre sa colère de côté.
Ce livre aide très naturellement les plus petits à pouvoir demander pardon lorsqu’ils ont fait du tort à quelqu’un d’autre.
Dita ime e parë e shkollës – Mon premier jour d’école
Fillimi i vitit të ri shkollor është një etapë që mund të shqetësojë shumë fëmijë, vajza e djem, veçanërisht ata që shkojnë për herë të parë në shkollë. Ky libër, përmes përshkrimit të situatave të këndshme e argëtuese, synon që t’u heqë fëmijëve shqetësimin për ditën e pare të shkollës, duke i inkurajuar atë për këtë ditë të veçantë të jetës së tij. Në fund të librit ka disa aktivitete për vajza e djem, si dhe një udhëzues për të rriturit.
Le début de la nouvelle année scolaire est une étape qui peut perturber de nombreux enfants, filles et garçons, en particulier ceux qui vont à l’école pour la première fois. Ce livre, en décrivant des situations agréables et amusantes, a pour but d’éloigner le souci des enfants pour le premier jour d’école, en les encourageant pour ce jour spécial de sa vie. Au bas du livre, il y a plusieurs activités pour les filles et les garçons, ainsi qu’un guide pour les adultes.
Seria: Sjelljet më të mira (mbi 3 vjeç)
Tekste të thjeshta me ILUSTRIME TË KËNDSHME dhe plot ngjyra i drejtojnë fëmijët te veprimtaritë paqësore dhe sjelljet e mira. Fëmijët gjithmonë dëshirojnë të dinë çfarë duhet të presin ose çfarë do të ndodhë në situata të ndryshme dhe kur shkojnë në vende të caktuara.
Des textes simples avec des illustrations sensibles et colorées qui orientent les enfants vers des activités paisibles et de bons comportements. Les enfants veulent toujours savoir à quoi s’attendre ou ce qui va se passer dans différentes situations et quand ils vont à des endroits spécifiques.